Google paraqiti Chrome 15

Google publikoi verzionin e fundit të shfletuesit të saj Chrome, në të cilin janë përmisuar disa gabime dhe janë bërë disa ndryshime vizuale. Në fakt, Chrome funskionon në të...

Google publikoi verzionin e fundit të shfletuesit të saj Chrome, në të cilin janë përmisuar disa gabime dhe janë bërë disa ndryshime vizuale.

Në fakt, Chrome funskionon në të njejtën mënyrë sikur verzioni i mëparshëm, me theks të veçant në dizajnin ose pamjen. Ndryshimet më të mëdha në këtë verzion janë “kozmetike”, – linja e sipërme është më e thjeshtë, kurse Chrome Store është e ridizajnuar dhe duket më e thjeshtë.

Në krye të shfletuesit mund të vërehet ndarja e aplikacioneve dhe ueb faqeve më të vizituara të cilat janë në dispozicion përmes shigjetave majtas dhe djathtas, si dhe opsionet përmes opsioneve më të “vizituara” dhe “aplikacionet” të cilat ndodhen në pjesën e poshtme të faqes.

Ndryshimet mund të vërehen edhe në ueb faqen e fundit të cilën e keni mbyllur, të cilën mund ta gjeni në një pjesë të veçantë, përmes pullës në fund të faqes. Këto opsione deri më tani të gjitha ishin në një faqe. Verzionin më të ri do të shkarkoni nga këtu.

RELATED BY