Google për herë të parë arrinë një milijardë vizita për një muaj

Sa më shum përdorues që “ngjiten” në internet, aq më shum ueb faqet arrijnë vizitat e tyre më të mëdha, posaqërisht kompanitë e mëdha, një prej tyre dhe Google,...

Sa më shum përdorues që “ngjiten” në internet, aq më shum ueb faqet arrijnë vizitat e tyre më të mëdha, posaqërisht kompanitë e mëdha, një prej tyre dhe Google, e cila u bë kompania e parë e cila arriti 1.009.699.000 vizita unike në faqet e saja në muajin maj, sipas comScore, kompani e cila monitoron të dhënat e uebit.

Megjithatë, Google nuk është i vetmi në krye. Në vendin e dytë është Microsoft me 905 milionë vizita unike, kurse në vendin e tretë ndodhet Facebook i cili ka arritur diku 714 milionë vizita, përderisa Yahoo është në vendin e 3 me 689 milijonë vizita unike.

Sigurisht Google-s kjo rritje prej 8%, më së shumti i ndihmon popullariteti i Gmail dhe dominacioni i Youtube, i cila akoma mbetet shërbimi i cili shikohet pothuajse 50% nga gjith videot në Internet. Rritje më e madhe e vizitave në faqe të Google-s është vërejtur në Indi dhe Afrikën e Jugut./itshqip

RELATED BY