Google Play arrin mbi 50 miliardë shkarkime

“Përdoruesit e Google Play kanë shkarkuar më shumë se 50 miliardë aplikacione” tha drejtori ekzekutiv Larry Page, në një konferencë të mbajtur të Enjtën. Google në konferencën e mbajtur...

Google Play arrin mbi 50 miliardë shkarkime të aplikacioneve

“Përdoruesit e Google Play kanë shkarkuar më shumë se 50 miliardë aplikacione” tha drejtori ekzekutiv Larry Page, në një konferencë të mbajtur të Enjtën.

Google në konferencën e mbajtur në muajin Maj të këtij viti tha se përdoruesit e Google Play kanë shkarkuar 48 miliardë aplikacione deri tani. Thuajse të njëjtën kohë, Apple njoftoi se App Store kishte arritur të thyej rekordin me 50 miliardë shkarkime, por pikërisht tani  Google njoftoi se edhe  Play Store arriti mbi 50 miliardë shkarkime të aplikacioneve.

Faqja po ashtu njoftoi se zhvilluesit e aplikacioneve janë  paguar më shumë gjatë këtyre gjashtë muajve sesa gjatë tërë vitit të kaluar, gjë e cila shënoi rritjen e tregut të aplikacioneve në Android./itShqip

RELATED BY