Google Play tani ka më shumë aplikacione se App Store

  Numri i aplikacioneve në Google Play Store u rrit më shumë se 50%, duke mposhtur edhe dyqanin e kompanisë Apple, App Store, për herë të parë. Shifrat e...

 

itshqip-aplikacione

Numri i aplikacioneve në Google Play Store u rrit më shumë se 50%, duke mposhtur edhe dyqanin e kompanisë Apple, App Store, për herë të parë.

Shifrat e fundit vijnë nga appFigures, një shërbim që monitoron të dhënat e mijëra aplikacioneve që përdoren në platforma mobile. Sipas këtij raporti, të tri dyqanet e aplikacioneve si Android, iOS dhe Amazon Appstore pësuan rritje të madhe, por Google kishte shifra dukshëm më të larta.Google Play tani ka më shumë aplikacione se App Store

Po ashtu, edhe kompania App Annie tregoi që Google Play Store ka në të vërtetë më shumë aplikacione sesa iOS App Store. Bazuar në kompaninë, Google Play ka afër 300.000 aplikacione më shumë sesa iOS App Store, që është një diferencë për 17%, transmeton ITshqip.com.

appFigures nuk tregon arsyet që kanë dërguar dyqanin Play Store në një numër kaq të madh aplikacionesh, por kuptohet që platforma Android është më tërheqëse për zhvilluesit pasi që vazhdon ende të ketë një pjesë më të madhe të tregut sesa iOS. Gjithashtu, Google ka bërë më të lehtë krijimin e aplikacioneve të reja dhe nuk i vendos zhvilluesit në procese afatgjate ashtu sikur Apple.

Megjithatë, duhet theksuar se zhvilluesit në iOS fitojnë më shumë para sesa ata në Android. Edhe pse shkarkimet në Android janë 60% më të larta sesa në Apple, zhvilluesit në iOS vazhdojnë ende të fitojnë 60% më shumë para./ITshqip

 

RELATED BY