Google prezanton Chrome App Launcher

Përdoruesit e Windows-it tani mund të shkarkojnë, Chrome App Launcher, aplikacion i cili ju mundëson qasje të menjëhershme në shërbimet që ofron Google si shfletuesin Chrome, Gmail, Google Drive...

Google prezanton Chrome App Launcher

Përdoruesit e Windows-it tani mund të shkarkojnë, Chrome App Launcher, aplikacion i cili ju mundëson qasje të menjëhershme në shërbimet që ofron Google si shfletuesin Chrome, Gmail, Google Drive dhe Chrome Store.

Google prezanton Chrome App Launcher1

Chrome App Launcher do vendoset si aplikacion në faqen fillestare, në taskbar dhe tryezë për përdoruesit e Windows 8 dhe në shtyllën e menysë të Windows 7.

Për më tepër, ju mund të sinkronizoni aplikacionet, historinë, fjalëkalimet, shënimet dhe përcaktimet e tjera të bëra në shfletues. Fatkeqësisht, Google nuk ka thënë asgjë rreth lëshimit të këtij aplikacioni në OS X dhe Linux.

Ju mund të shkarkoni Google Chrome Launcher në Chrome Store./itShqip

RELATED BY