Google prezenton Knowledge Graph.

Google publikoi se ridizajnon mënyrën e kërkimeve, për të bërë procesin më të thjeshtë. Motori i Kërkimit prej tani do të përpiqet të kuptojë më saktësisht se çfar ju...

Google publikoi se ridizajnon mënyrën e kërkimeve, për të bërë procesin më të thjeshtë. Motori i Kërkimit prej tani do të përpiqet të kuptojë më saktësisht se çfar ju doni të gjeni kur ju shkruani ndonjë fjalë në fushën e kërkimeve në Google.

“Kërkesa është zbulimi, e cila është një nevojë themelore njerzore për të mësuar dhe duke zgjeruar horizontet. Por kërkimi ende kërkon një angazhim të madh nga ju. Prandaj ne jemi të ngallëzyer që do të lansojmë Knowledge Graph i cili do t’ju ndihmoj përdoruesve shpejtë dhe thjeshtë të zbulojnë informacione të reja” – shkruan në një deklaratë në blogun zyrtar të Google-s.

Nga Kompania shpjeguan se Knowledge Graph ju mundëson përdoruesve shpejtë të arrijnë deri tek infomacionet relevante për ta, që është një hap i rëndësishëm drejt një brezi të ri të motorëve të kërkimeve.

Kërkimi funksionon në atë mënyrë që kur ju shkruani ndonjë fjalë e cila ka më shum kuptime, atëher hapet një dritare e re në anën e djatht, në të cilën do të duhet të përgjigjeni për cilin termin ose fjalë keni menduar, kurse rezultatet do të filtrohen në varësi prej asaj si do të përgjigjeni.

Google me këtë, motorin e kërkimit e pasuron në tre mënyra, duke lejuar rikthim dhe zbulim të interesave reale, kupton rëndësin e fjalëve, dhe mundëson përmbledhje të përmbajtjeve relevante për ndonjë temë, që mund t’ju sjellë në zbulime të papritura. Në Google besojnë se në këtë mënyrë kërkimi është më i thellë dhe më i gjerë.

Knowledge Graph vjen pas rifreskimit të Bing, kurse së pari do të jetë në dispozicion për përdoruesit në SHBA, dhe pastaj në vendet e tjera të botës.

Shiko videon promovuese:

RELATED BY