Google së shpejti do të lejojë përdorimin e pseudonimeve?

Google Plus do të lejojë të përdoren pseudonime në rrjetin e tyre social, tha kryesori për rrjetin më të ri social në Google, Vik Gundorta në Web 2.0 Summit....

Google Plus do të lejojë të përdoren pseudonime në rrjetin e tyre social, tha kryesori për rrjetin më të ri social në Google, Vik Gundorta në Web 2.0 Summit. Një ditë para këtij njoftimi, themeluesi i 4Chan, Christopher Paul në Web 2.0 Summit kritikoi Google-n dhe Facebook, se po detyrojnë njerëzit të përdorin vetëm një identitet.

Kur startoi ky rrjet social, Google largonte profile të cilat ishin më pseudonime, madje edhe profile të vërtet, por me emra të çuditshëm. Praktikën e rreptë për profile të vërteta tani z.Gungorta e zëvendësoi me “planifikojmë të mbështesim pseudonime në të ardhmen”.

Ai në Web 2.0 u shfaq në skenë së bashku me bashk-themeluesin e Google, Sergey Brin, që të diskutojnë për rrjetin social Google+, e cila tani ka mbi 40 milionë përdorues, por në këtë numër nuk janë shtuar ose llogaritur edhe përdoruesit e Google Apps. Shifrat zyrtare do të zbulohen për disa ditë. Shikoni videon e plotë më poshtë./itshqip

RELATED BY