Google shton butonin +1 edhe tek rezultatet e fotografive

Google po vazhdon të bëjë përhapje të vazhdueshme të butonit +1, ndërsa tani si kompani gjigande ka shtuar këtë buton funksional edhe tek kërkimi i fotografive. Butoni +1 i...

Google po vazhdon të bëjë përhapje të vazhdueshme të butonit +1, ndërsa tani si kompani gjigande ka shtuar këtë buton funksional edhe tek kërkimi i fotografive.

Butoni +1 i Google+ ngjan shumë me butonin Like të Facebook. Gjatë muajve të fundit, butonat +1 janë shfaqur në artikuj lajmesh, në faqet e internetit madje edhe në reklama.

Pse ky buton në fotografi? Në blogun Google Inside Search, Xiaorui Gan, një inxhinier softueri në kompani, përshkruan skenarin e mëposhtëm: “Le të themi se ju jeni në kërkim të Kosovës dhe një vendi të bukur për relaksim brenda Kosovës. Ju kërkoni një vend të bukur, shembull Rugovën që gjendet në Pejë dhe pas shfaqjes së rezultateve ju klikoni në ndonjë fotografi dhe përmes butonit +1 mund të merrni rekomandime nga miqtë tuaj, të cilët kanë klikuar butonin +1.”

Ndërkohë, në një provë të kërkimit në Google Images me terme të ndryshme, por nuk arritëm ta shohim butonin +1 në asnjë kërkim tonin. Ndoshta Google është duke punuar ende për këtë funksion.

Çka mendoni ju? A keni kohë për të rekomanduar fotografitë që ju pëlqejnë përmes butonit +1 apo ju mendoni se ky është një tipar i tepërt? Na tregoni në komente./itshqip

RELATED BY