Google ka lëshuar një përditësim për Google Play Store duke sjellur verisonin 4.3.10. Përditësimet nuk sjellin ndyshime të mëdha në ndërfaqen e aplikacionit, por sidoqoftë qdo përditësim sjell ndonjë përmirësim.
Android Police ka kërkuar rreth funksionimit të brendshëm të aplikacionit dhe ka gjetur se qfarë duhet përmirsuar në të. Në versionin e fundit të Google Play Store ajo ka prezantuar iden e cila kishte për qëllim t`i sjell në list aplikacionet që kanë nevojë për t`u përditësuar.
Përditësimi i fundit ka të bëjë me të rejat, pra qdo aplikacion që duhet përditësuar të njofton në mënyrë të kombinuar për t`i bërë përditësimet e tyre. Po ashtu, Play Book e cila është pjesë e dyqanit tani është përditësuar duke sjelluar çmimin e librave dhe duke iu dhënë mundësi për të kursyer sa më shumë.
Nëse dëshironi më shumë informata rreth përditësimeve që ka sjellur Google për Play Store apo dëshironi të shkarkoni aplikacionin, atëherë klikoni këtu./itShqip