Google sjell përditësimet për Play Store

Google njoftoi për lansimin e përditësimeve për Play Store 4.0 në tableta dhe në pajisjet mobile dhe si qëllim kryesor është të sjell një rifreskim përdoruesve në ndërfaqe. Në...

Google sjell perditsimet per Play Store Itshqip

Google njoftoi për lansimin e përditësimeve për Play Store 4.0 në tableta dhe në pajisjet mobile dhe si qëllim kryesor është të sjell një rifreskim përdoruesve në ndërfaqe.

Në blogun zyrtar të Android-it, Google shtoi se jemi fokusuar në dizajnimin e Play Store në mënyrë që përdoruesve të ju lejojm shfletim sa më të lehtë. Dhe për ta bërë këtë, tani fotot janë më të mëdha, ka rekomandime të reja, dhe mund të shfletoni më shpejtë.

Versioni i fundit i Play Store funksionon për pajisjet mobile apo tabletat që kanë versionin Android 2.2 Froyo dhe versionet e reja. Megjithatë, ky përditësim mund të marrë disa javë deri në debutimin e tij, ndërsa nëse nuk mund të pritni deri në lansimin e tyre atëherë shkarkoni në formatin APK këtu. /ITshqip

RELATED BY