Google sjell version të ri për PlayStore

Google ka lëshuar një përditësim për aplikacionin e tij në Android, Play Store, duke sjellur versionin 4.6.16 me shumë funksione të nevojshme, gjithashtu edhe me disa ndryshime në ndërfaqen...

Google sjell version të ri për Play Store

Google ka lëshuar një përditësim për aplikacionin e tij në Android, Play Store, duke sjellur versionin 4.6.16 me shumë funksione të nevojshme, gjithashtu edhe me disa ndryshime në ndërfaqen e aplikacionit.

Njëra prej veçorive  më të rëndësishme të shtuara është aftësia për të instaluar një grumbull aplikacionesh që gjenden në seksionin All, që përfshinë të gjitha aplikacionet që ju keni pasur në atë pajisje. Thjeshtë ju duhet të selektoni aplikacionet që dëshironi t’i instaloni dhe më pas të klikoni butonin Install. Po ashtu, nëse dëshrioni të largoni ndonjë aplikacion nga lista atëherë pas fshierjes ju nuk do të ktheheni në fillim të listës.

Ndryshim tjetër është edhe caktimi i kohës për të rishkruar fjalëkalimin pasi që keni blerë ndonjë aplikacion. Pra, ju mund të caktoni pas 30 minutave që t’iu paraqitet hapsira për të shkruar fjalëkalimin. Gjithashtu, ju mund të vendosni atë në çfardo kohe apo edhe nëse nuk dëshironi fare për të rishkruar fjalëkalimin.

Një ndryshim tjetër është edhe përditësimi i aplikacioneve vetëvetiu. Më parë nuk kishte asnjë mënyrë për të përditësuar aplikacionin vetëvetiu, por tani me përditësimin e këtij dyqani nga Google, pajisja juaj mund t’i  përditësojë aplikacionet në prapavijë.

Këtu ka edhe disa ndryshime të tjera në ndërfaqen e aplikacionit, të cilat mund t’i vëreni pasi që të shkarkoni dosjen APK në mënyrë për ta përditësuar dyqanin Play Store./itShqip

Shkarko Play Store 4.6.16

RELATED BY