Google Translate tani flet shqip

itshqip.com është e përkryer! më thotë zeri i robotit të Googles në gjuhën shqipe duke përkthyer tekstin “itshqip.com is perfect”! Google Translate tani mund të flas 34 gjuhë, duke...

itshqip.com është e përkryer! më thotë zeri i robotit të Googles në gjuhën shqipe duke përkthyer tekstin “itshqip.com is perfect”!

Google Translate tani mund të flas 34 gjuhë, duke përfshirë këtu dhe gjuhën shqipe. Duke përkthyer fjali të plota, afër përkthimit të tekstit në anën e majtë shfaqet një ikonë e vogël. Pasi të klikosh në të, Google do të fillon të flasë atë që është përkthyer.

Sigurisht përkthimi në gjuhen shqipe ka disa tinguj të çuditshëm dhe nuk është çdoherë i saktë, “Google thotë se për të krijuar një teknlogji të pastërt për shqiptimin e saktë të fjalëve ështe shumë vështirë për të krijuar, por do të vazhdojnë të përmisojnë këtë shërbim.”

Problemi më i madhë për shqiptimin e fjalëve në gjuhën shqipe, sigurisht edhe për gjuhët tjera, është ajo që vetë përkthimi nuk është i saktë ose nuk ka fjalë të mjaftueshme. Normalisht nëse ju jeni në disponim dhe keni njohuri gjuhën angleze, mund të kontriboni për përkthim me të mirë ose më adekuat, dhe me këtë sigurisht do permisohet edhe të folurit e Google-s.

Ky është një shërbim i madhë për të mësuar si të flasësh ndonjë fjalë ne gjuhë te huaj, e cila është edhe një hap tjetër drejtë tejkalimit të barierave gjuhësore.

RELATED BY