Google Translate tani përkthen fjalët në kohë reale

Google ka përditësuar aplikacionin Translate, dhe ashtu siç ishte përfolur, versioni i ri përfshin njohjen automatike të gjuhës gjatë bashkëbisedimeve, kështu që bashkëbisedimi i dy njerëzve që nuk flasin...

Google Translate tani përkthen fjalët në kohë reale

Google ka përditësuar aplikacionin Translate, dhe ashtu siç ishte përfolur, versioni i ri përfshin njohjen automatike të gjuhës gjatë bashkëbisedimeve, kështu që bashkëbisedimi i dy njerëzve që nuk flasin të njëjtën gjuhë tani është i mundshëm me Google Translate.

Pasi të përzgjidhni gjuhët që janë duke folur, Google Translate mund të iu tregojë se cila është në dispozicion për t’u folur për momentin.

Përditësimi i Google Translate gjithashtu përfshinë funksionin Word Lens, që menjëherë përkthen gjuhën e shkruar. Versionet e mëparshme kërkonin që përdoruesi të shkrep një foto pastaj të përzgjedh fjalën që dëshironte ta përkthente, ndërsa tani Word Lens mundëson përkthimin e fjalëve të shkruara vetëm duke e mbajtur telefonin tek teksti që dëshironi ta përktheni.

Përveç kësaj, Word Lens punon edhe pa qenë i kyçur në internet. Përkthimet vizuale punojnë në Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Portugalisht, Rusisht dhe Spanjisht. Ndërsa për gjuhët e tjera, përfshirë edhe gjuhën shqipe, duhet të shkrepni së pari një foto për të përkthyer tekstin.

Këto funksione të reja janë në dispozicion në të dy platformat mobile, Android dhe iOS. Ndërmjet Google Translate dhe përkthimit në kohë reale nga Microsoft Skype Translator, problemet me gjuhë po zhduken vazhdimisht duke iu falënderuar teknologjisë. Ndoshta nuk përkthehen të gjitha fjalët siç duhet, por të paktën udhëtimet dhe turizmi do të jenë më të lehtë për shumë njerëz./itShqip

RELATED BY