Google Translate do të përkthejë fjalët në tekst në kohë reale

Google është duke planifikuar të lëshoj një përditësim për aplikacionin mobil Google Translate, duke aktivizuar automatikisht përkthimin e fjalëve në kohë reale për disa gjuhë. Versioni aktual i aplikacionit...

Google Translate do të përkthejë fjalët në tekst në kohë realeGoogle është duke planifikuar të lëshoj një përditësim për aplikacionin mobil Google Translate, duke aktivizuar automatikisht përkthimin e fjalëve në kohë reale për disa gjuhë.

Versioni aktual i aplikacionit mund të përkthejë deri në 80 gjuhë, të mbështet njohjen e zërit për përkthim në gjuhë të caktuar, por fatkeqësisht jo në mënyrë automatike. Pas përditësimit, aplikacioni mund të njoh zërin automatikisht kur dikush flet duke e kthyer atë në tekst në gjuhën e përzgjedhur.

Google ka njoftuar se është duke punuar në këtë teknologji që prej muajit Korrik 2013. Më pas, zëvendës kryetari i menaxhimit të produkteve, Hugo Barra tha se kjo teknologji do të merr një kohë të gjatë për të qenë në dispozicion në të gjitha gjuhët, por disa gjuhë, përfshirë anglishten dhe portugalishten, janë duke shkuar “thuajse perfekt”.

Edhe pse Google është duke përmirësuar vazhdimisht teknologjinë e përkthimit për vite me radhë, Translator Preview i lansuar nga Skype në muajin dhjetor mbështet përkthimin e zërit në kohë reale ndërmjet gjuhës angleze dhe spanjolle./itShqip

Categories
Software

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
One Comment
  • floriana
    27 March 2015 at 11:38
    Leave a Reply

    me ndihmoi shum flm

  • Leave a Reply

    *

    *

    This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

    RELATED BY