Google vazhdon të zbulojë të metat e Microsoft-it

Qysh në fillim të javës, Microsoft u trishtua publikisht nga Google që zbuloi një vrimë në sistemin operativ Windows që iu lejon hakerëve të fitojnë kontrollë të plotë në...

Google zbulon edhe më shumë probleme në siguri tek Windows

Qysh në fillim të javës, Microsoft u trishtua publikisht nga Google që zbuloi një vrimë në sistemin operativ Windows që iu lejon hakerëve të fitojnë kontrollë të plotë në sistem të kompjuterit . Tani Project Zero nga Google ka zbuluar edhe dy vrima të tjera në Microsoft.

Project Zero është një iniciativë nga kompania Google që identifikon problemet në siguri dhe pastaj iu lajmëron kompanive për ekzistimin e tyre, duke iu dhënë atyre 90 ditë për të rregulluar problemin. Nëse kompanitë nuk i rregullojnë ato brenda 90 ditëve, Google i zbulon ato online. Të dy vrimat e fundit të zbuluara të Enjten iu lejojnë sulmuesve të dekriptojnë dhe ekriptojnë të dhënat në Windows 7 dhe Windows 8.1.

Google kishte raportuar kompaninë Microsoft për këto dy probleme në siguri më 17 Tetor 2014, që do të thotë kanë kaluar 90 ditë, transmeton ITshqip.com

Të Dielën, Microsoft publikoi një deklaratat duke kritikuar kompaninë Google për veprimet e saj. Microsoft kishte njoftuar gjigandin kërkimor Google se është duke punuar në këto çështje por ende nuk ka përfunduar plotësisht me to, sidoqoftë Google i publikoi ato duke i lejuar hakerëve të përdorin këto lëshime tek përdoruesit e sistemit operativ Windows./ITshqip

RELATED BY