Google zbulon prototipin e parë funksionar të Projektit Ara

Projekti nga Google, Ara ka arritur një moment të rëndësishëm historik. Video e re e publikuar tregon prototipin më të avancuar të telefonave të mençur modular, që tani është...

Google zbulon prototipin e parë funksionar të Projektit Ara
Projekti nga Google, Ara ka arritur një moment të rëndësishëm historik. Video e re e publikuar tregon prototipin më të avancuar të telefonave të mençur modular, që tani është në gjendje të punojë dhe të hap ndonjë aplikacion.

Projekti Ara i kompanisë Google është një plan ambicioz për telefonat e mençur modular që kanë pjesë të këmbyeshme. Idea për të krijuar këta telefona ku komponentët, si procesori, ekrani, ose kamera mund të lëvizen nga vetë përdoruesit është bërë për të mos shpenzuar kosto të mëdha.

Prototipi i fundit, i quajtur Spiral One, është prototipi më funksional i këtij projekti deri tani. Pas shfaqjes së këtij prototipi në I/O të këtij Qershori, pajisja ngrihej pas startimit dhe dizjani i tij ishte më masiv se dizjani i mëparshëm i testuar nga Google.

Google premton se prototipi i ardhshëm, Spiral 2, do të jetë edhe më i mirë duke falendëruar çipat nga Toshiba. Google do të lansojë atë prototip në konferencë e zhvilluesve të Projektit Ara gjatë muajit Janar./itShqip

RELATED BY