Greenify shpejton pajisjet me Android!

Ju kujtohet se sa shpejtë punon një pajisje me Android pas ndezjes së parë që nga blerja? Me kohë, çdo telefon i mençur apo tabletë duket se ngarkohet jashtëzakonisht...

Greenify shpejton pajisjet me Android

Ju kujtohet se sa shpejtë punon një pajisje me Android pas ndezjes së parë që nga blerja? Me kohë, çdo telefon i mençur apo tabletë duket se ngarkohet jashtëzakonisht shumë me aplikacione dhe të dhëna përdoruesish, duke bërë telefonin të punojë ngadalë. Fatmirësisht, duket se ka mënyra për t’a ndaluar këtë. Greenify është një aplikacion i projektuar për të optimizuar pajisjen tuaj me Android të punojë pa probleme sikur në fillim.

Ky aplikacion nuk fshin të dhënat e pa nevojshme, por ju ndihmon të identifikoni aplikacionet që hargjojnë baterinë edhe kur ju nuk jeni duke i përdorur ato. Pas indentifikimit, Greenify i vë këto aplikacione në letargji, duke i ndaluar ato të hargjojnë baterinë.

Çfarë ndodhë me këto aplikacione kur vendosen në letargji? Ju mund t’i hapeni ato përsëri kur keni nevojë, ose ato vetë rikthehen kur është e nevojshme. Funksioni i tyre i plotë nuk ndërprehet, por thjeshtë nuk janë aktive. Greenify nuk është një “bllokues” aplikacionesh dhe as një largues nga detyra.

Greenify shfaq vetëm aplikacionet që kanë ndikim të madh në konsumimin e baterisë ose performancën e pajisjes. Ai ju sugjeron të vendosni në gjendje letargjike vetëm aplikacionet që ju rrallë i përdorni.

Aplikacioni nuk mbështet versionet e vjetëra të Android-it, ai punon vetëm me versionet Android 4.x e më lartë! Greenify është falas për shkarkim, por kërkon që pajisja juaj të jetë e modifikuar./itShqip

Shkarko Greenify:  PlayStore

RELATED BY