Hacko Chrome dhe fito 20.000 dollarë?

Përshëndetje gjeni të informatikës të cilët po hulumtoni nëpër cyberspace, tani keni kujdes mirë: Google ofron 20.000 dollarë nëse hackoni Google Chrome. Secili i cili do të bën këtë...

Përshëndetje gjeni të informatikës të cilët po hulumtoni nëpër cyberspace, tani keni kujdes mirë: Google ofron 20.000 dollarë nëse hackoni Google Chrome.

Secili i cili do të bën këtë gjë jo vetëm që do të fiton 20.000 dollarë por do të fiton edhe Chrome CR-48 laptop, në të cilën mund të ushtron hackim të Google Chrome deri vitin e adhshëm për të njejtin konkurs.

Por për çfar konkursi bëhet fjalë?

Ueb shfletuesi(ang. browser), i Google është i vetmi i cili vitin e kaluar në konkursin e njohur “CanSecWest Pwn2Own” të hakerëve mbeti i paprekshëm.

Në këtë konkurs egzistojnë 2 rregulla. Hacku duhet të bëhet derisa Google Chrome punon në verzionin e fundit të sistemit operativ Windows 7 ose Mac OS X. Kushti i dytë është: hakerët duhet me sukses të shmangin teknologjin sandbox të Google-s dhe duhet të rrëzojnë gjith sistemin. Sipas disa shpjegimeve të ekipit të PCWORLD, ky sistem paraqet një formë të veçant të mbrojtjes e cila nuk lejon skripte të dëmshme për të dëmtuar gjith sistemin ose kompjuterin në të cilin punon përdoruesi.

Konkursi do të zgjasë nga 9 deri 11 mars, në konferencën “CanSecWes” që do të mbahet në Vankuver të Kanadasë. Por çmimi prej 20 mijë dollarë mund të  fitohet vetëm ditën e parë. Më pas nëse dikush tenton dhe është i sukseshëm për të fituar “hyrje” në ditën e dytë ose tretë, do të fiton “vetëm” 10.000 dollarë.

Në konferencë gjithashtu do të konkurohet edhe për hackim të IE(Internet Explorer), Apple Safari dhe Mozilla Firefox, por çmimet për këto disiplina nuk janë as afër të paguara  si në rastin e Google Chrome./itshqip.com

RELATED BY