Hacktivity 2012 – Thirrje dhe ftesë për prezantime

HACKTIVITY 2012 THIRRJE DHE FTESE PER PREZANTIME Ueb: www.hacktivity.com Data: Shtator ose Tetor 2012 Kush jemi ne Hacktivity 2012 – Konferenca më e madhe në Evropën Qendrore dhe atë...

HACKTIVITY 2012

THIRRJE DHE FTESE PER PREZANTIME

Ueb: www.hacktivity.com

Data: Shtator ose Tetor 2012

Kush jemi ne

Hacktivity 2012 – Konferenca më e madhe në Evropën Qendrore dhe atë Lindore për sigurinë e teknologjisë informative (TI) do të mbahet për herë të 9-të me radhë. (Konferenca do zgjasë dy ditë ndërsa data dhe lokacioni i saktë do publikohen më vonë.)

Konferenca Hacktivity tradicionalisht bashkon në formë teknike përfaqësues zyrtar dhe alternativë të sigurisë informative me të interesuar të tjerë dhe student të kësaj fushe.

Si të merrni pjesë në konferencë në rolin e autorit/folësit

Edhe këtë vit ne ju ofrojmë dy alternativa: ju ose mund të paraqiteni me një prezantim si zakonisht ose mund të paraqiteni me seminar informues (ang. “Hello workshop”).

Prezantimet. – Si zakonisht, kërkesat tona në këtë “Thirrje dhe ftesë për prezantime“ për autorët/folësit janë të ngjashme me ato kërkesa që bëhen nga çdo konferencë tjetër nga fusha e IT Sigurisë.

Ne pranojmë prezantime nga një spektër i gjerë temash duke përfshirë: dobësitë e pajisjeve mobile, sulmet në rrjetat e telekomunikacionit, sigurinë e rrjetave, sigurinë e sistemeve operative, sulmet e bazuara tek shfletuesit e internetit, keqpërdorimin e aplikacioneve të njohura, sigurinë e bazës së të dhënave, mbledhjen e informatave nga aplikacionet e njohura, mjetet e hakerëve, etj.

Por këto janë vetëm disa nga idetë tona. Ju mbetet juve që të vendosni për prezantimet tuaja, të cilat duhet të jenë në përputhje me frymën e Hacktivity, duke paraqitur dobësitë e ndryshme nga fusha e IT sigurisë nga pikëpamja e sulmuesit si dhe teknikat që duhet përdorur për ti eliminuar këto dobësi.

Fotografitë dhe çdo gjë tjetër që do të shfaqni përmes projektorit duhet të jenë në gjuhën angleze ndërsa prezantimin me zë preferohet që ta bëni në gjuhën angleze apo hungareze.

Seminaret Informuese (ang. “Hello workshops”). – Të gjithë e dimë se të parit me të bërit janë ca larg. Njohuritë tuaja reale rriten vetëm pasi të bëni hapin e parë. Prandaj për të ndihmuar dhe mësuar vizitorët ne do të vazhdojmë me këtë lloj përvoje edhe këtë vit. Seminari juaj informues duhet të përmbushë kërkesat e mëposhtme:

– pjesëmarrësit duhet të marrin një pjesë të caktuar dhe të dobishme të njohurive;

– pjesëmarrësit duhet të marrin laptop-at e tyre;

– seminari do të ketë 10-20 pjesëmarrës;

– duhet të përshtaten në 20 plus 20 minuta (mësim plus aktivizim).

Kjo është një sfidë për ju? Ne jemi të sigurt që ju mund ta bëni këtë. Më poshtë po ju paraqesim disa nga idetë tona se nga të filloni:

– informohu për “iptables” (konfigurimi i një rrjete të thjeshtë, konfigurimi i VPN)

– informohu për “metasploit”

– informohu për “buffer overflow”

– informohu për “rootkits” (si ti zbuloni)

– informohu për “viruse” (shikoni se si zbulohen)

– informohu për “web attacks” (XSS, CSRF etj)

– informohu për “injections” (SQL, LDAP etj.)

Vitin e kaluar të gjitha seminaret kanë pasur sukses të madh.

Si të aplikoni për autor/folës

Nëse ju dëshironi të merrni pjesë si autor/folës në Hacktivity konferencën për vitin 2012, ju duhet të dërgoni aplikacionin tuaj në [email protected], ku aplikacioni duhet te jetë në gjuhën angleze. Data e fundit kur ju mund të dërgoni aplikacionin është data 1 Qershor 2012.

– Aplikacioni duhet të përmbajë:

– Titullin e saktë të prezantimit tuaj.

– Gjatësinë e prezantimit tuaj.

– Përmbledhjen e prezantimit, ku nuk duhet te ketë më tepër se 1000 karaktere.

– Biografinë tuaj, ku nuk duhet te ketë më tepër se 1000 karaktere.

– Një foto tuajën (portret) me rezolucion të lartë.

– Si udhëzim ne ju sugjerojmë që kohëzgjatja e prezantimit tuaj të jetë 45 minuta apo dy herë nga 45 minuta (2×45).

Në rast se prezantimi juaj do të jetë më i gjatë se 45 minuta atëherë ju duhet te jeni të gatshëm për të dhënë edhe demonstrime të drejtpërdrejta dhe jo vetëm fotografi të ndryshme. Preferohet që të paktën gjysma e kohës së prezantimit tuaj të jetë prezantim i plotë me zë.

Si të aplikoni për seminare informuese (ang. “Hello workshops”)

Nëse dëshironi që të paraqitni një seminar informues (ang. “Hello workshop”) para pjesëmarrësve të Hacktivity konferencës për vitin 2012 ju duhet të dërgoni aplikacionin tuaj në [email protected]. Data e fundit kur ju mund të dërgoni aplikacionin është data 1 Qershor 2012.

Aplikacioni duhet të përmbajë:

– Titullin e seminarit tuaj.

– Përshkrimin e vlerave dhe njohurive që do transmetohen tek pjesëmarrësit si dhe metoda që do të përdorni për ta realizuar seminarin. (Përshkrimi nuk duhet të ketë më tepër se 1000 karaktere).

– Pajisjet që ju nevojiten.

– Për shkak të vendeve që janë në dispozicion për seminare ju duhet që të jeni të gatshëm të paraqitni seminarin tuaj më tepër se një herë, prandaj duhet të tregoni se sa herë jeni të gatshëm për të paraqitur seminarin para pjesëmarrësve.

– Biografinë tuaj, ku nuk duhet te ketë më tepër se 1000 karaktere.

– Një foto tuajën (portret) me rezolucion të lartë.

Pse duhet të prezantoni në këtë konferencë?

Epo kjo është një pyetje e gabuar dhe që nuk do duhej ta bëni. Megjithatë, të paraqiteni para pjesëmarrësve në këtë konferencë është një mundësi e madhe për ta treguar veten, mundësi për të fituar përvojë të re si dhe për të krijuar lidhje të reja.

Procesi i përzgjedhjes

Komiteti i Programit do ju dërgoj nga një email konfirmimi secilit aplikues. Ky komitet merr vendim në bazë të përmbledhjes së prezantimit dhe përshkrimit të seminarit. Komiteti po ashtu mund të ju bëj pyetje përmes email –it dhe t’u kërkoj informacione shtesë. Nëse pranoheni nga ky komitet, ju mund të vazhdoni punën në prezantimin apo seminarin tuaj deri në fund të muajit Gushtë. Por assesi ta leni këtë deri në minutat e fundit, pasi nga ne do favorizohen ata që kanë aplikuar me kohë.

Burimet që ne ofrojmë

Për prezantime të zakonshme ne ofrojmë pajisjet e zakonshme që nevojiten për prezantim, por ju duhet ta keni laptopin tuaj.

Ndërsa për seminaret ne ofrojmë rrjeta të veçanta, llogari WS nga Amazon, si dhe pajisjet e zakonshme (projektorët, mikrofonat, tabelat e bardha, etj.). Nëse keni nevojë për diçka që nuk e kemi përmendur më lart, na kontaktoni!

Shpenzimet

Prezantuesve do t’u mbulohen shpenzimet e udhëtimit, një biletë extra ( për gruan, shokun etj.) fjetja për dy net plus paketa VIP (vetëm për prezantues).

Për prezantuesit e seminarit (workshop-it) ne ofrojmë një paketë Konference VIP dhe një biletë extra.

Të drejtat e kopjimit

Si autor/folës i zakonshëm apo prezantues i seminareve ju duhet që të pranoni përdorimin e atyre çfarë ceken më poshtë dhe që janë pronë e juaja:

– Prezantimet do të regjistrohen dhe do vendosen në faqen tonë të internetit.

– Titujt e prezantimeve/seminareve, përmbledhjet/përshkrimet, biografia si dhe fotoja juaj do përdoren në njoftimet që do bëhen lidhur me mbajtjen e konferencës. Po ashtu broshurat me këto informata do të shpërndahen për të gjithë pjesëmarrësit e konferencës gjatë regjistrimit.

– Pas përfundimit së konferencës prezantimet si dhe materialet e seminareve do të vendosen në ueb në formatin pdf.

– Gjatë konferencës do bëhen fotografi të cilat do publikohen në ueb faqen zyrtare.

Pa miratimin tuaj paraprak, ne nuk do të përdorim materialet tuaja në asnjë formë tjetër përpos atyre të cekura më lart.

Afatet përfundimtare

1. Qershor 2012. Dorëzimi i aplikacioneve me përmbledhje/përshkrime në [email protected]

15. Qershor 2012. Njoftimi i autorëve/folësve të pranuar si dhe publikimi i programit të konferencës

3. Shtator 2012. Dorëzimi i aplikacioneve finale në [email protected]

Informacione në lidhje me prezantimet

E-mail: [email protected]

Pjesëmarrja si dhe informacione tjera në lidhje me konferencën

E-mail: [email protected]

Informacione në lidhje me Media dhe Sponzorim

Ms. Bernadette Szutor

Mobil: +36 20 917 9539

E-mail: [email protected]

Më shumë informacione në lidhje me konferencën mund të gjeni në faqen tonë të internetit: http://www.hacktivity.com, apo në faqen tonë tek rrjeti social Facebook: www.facebook.com/hacktivity.

RELATED BY