Anonymous do të hakmerret për sulmin në revistën Charlie Hebdo

Grupi i hakerëve Anonymous ka lëshuar një video dhe një deklaratë përmes rrjetit social Twitter duke thënë se do të dënojnë sulmuesit që vranë pjesëtarët e stafit të revistës...

Hakerët e grupit Anonymous do të marrin hak ndaj sulmuesve të revistës Charlie Hebdo1Grupi i hakerëve Anonymous ka lëshuar një video dhe një deklaratë përmes rrjetit social Twitter duke thënë se do të dënojnë sulmuesit që vranë pjesëtarët e stafit të revistës Charlie Hebdo, ku 12 njerëz përfshirë edhe 8 gazetarë kanë vdekur.

Tek video është vendosur një shkrim që thotë se ky është një “mesazh për Al-Kaidën, shtetin Islamik dhe terroristët e tjerë.” Në video, gjendet një figurë që ka veshur maskën simbolike të grupit Guy Fawkes që qëndron përpara një tavoline me një hashtag të paraqitur në ekran #OpCharlieHebdo, i cili është për operacionet në Charlie Hebdo.

Figura, të cilit zëri i është ndryshuar thotë “Ne po shpallim luftë kundër ju, terroristë.” Ata gjithashtu shtuan se grupi do të mbyll të gjitha llogaritë në rrjete sociale që i përkasin terroristëve në mënyrë që të marrin hak për personat e vdekur.

Po ashtu, e bashkangjitur me një deklaratë të titulluar “një mesazh për armiqtë e lirisë së shprehjes” që është postuar në Pastebin, grupi i hakerëve ka ngushëlluar edhe familjet e viktimave të përfshirë në këtë akt çnjerëzor.

Ata shkruan “liria e shprehjes ka pësuar një sulm çnjerëzor.. dhe e kemi për detyrë të reagojmë”, transmeton ITshqip.com.

Anonymous janë një grup i përbërë nga aktivistët dhe hakerët që pretendojnë të mbrojnë demokracinë. Në të kaluarën ky grup i hakerëve ka kryer sulme DDoS në qeveri, religjione, dhe ueb faqe të korporatave duke u përpjekur të pushtojnë një shërbim online me një trafik që vije prej burimeve të ndryshme që e bëjnë të pamundur qasjen në faqe./itShqip

Categories
Web

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
2 Comments on this post.
  • Hakerët e grupit Anonymous do të marrin hak ndaj sulmuesve të revistës Charlie Hebdo | glb
    9 January 2015 at 19:59
    Leave a Reply

    […] Hakerët e grupit Anonymous do të marrin hak ndaj sulmuesve të revistës Charlie Hebdo Arsim Namani. […]

  • Anonymous do të hakmerret për sulmin në revistën Charlie Hebdo | glb
    9 January 2015 at 21:59
    Leave a Reply

    […] Anonymous do të hakmerret për sulmin në revistën Charlie Hebdo Arsim Namani. […]

  • Leave a Reply

    *

    *

    This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

    RELATED BY