Hakerët Iranian falsifikojnë llogaritë në media sociale për spiunazh

Një raport i ri detajon se si një grup hakerash, besohet që janë nga Irani, kanë përdorur profilet falso në media sociale për të mbledhur informata nga figurat ushtarke...

Hakerët Iranian falsifikojnë llogaritë në media sociale për spiunazh

Një raport i ri detajon se si një grup hakerash, besohet që janë nga Irani, kanë përdorur profilet falso në media sociale për të mbledhur informata nga figurat ushtarke dhe poilitike në Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Izraeli dhe disa vende tjera.

Ekspertet e sigurisë në iSight Partners e kan quajtur këtë si spiunazhi më i sosfitifikuar ndonjëherë.

Dinakëria është e shtrirë gjatë tri viteve, derisa hakerat kanë ndërtuar profile falso  në Facebook, Twitter, LinkedIn dhe Google+ për të arritur objektivat e tyre.

Qëllimet e hakerëve mbeten ende të paqarta, por sipas iSight, ata kanë mbledhur akitivitetet themolore, vendet, përditësimet e rrjeteve sociale,  poseudonimet dhe fjalëkalimet nga sulmet Phishing të bëra, si dhe informacionet e tjera të marrura nga sulmet me qëllime keqdashëse.

iSight ka punuar me FBI-në për të informuar agjencitë qeveritare dhe klientët e tyre kur ata lëshuan raportin. Për të gjithë ne, ajo që duhet mbajtur mend është ” mos besoni çdo gjë që shihni në mediat sociale”./itShqip

Categories
Web

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY