Hakerët janë duke sulmuar vazhdimisht departamentin e SHBA-së

Zyrtarët kanë vendosur jashtë funksionit sistemin e e-mail adresave, por Bloomberg raporton se hakerët janë ende në rrjetin e departamentit. Departamenti i Shteteve të Bashkuara vazhdon të ketë ende...

Hakerët janë duke sulmuar vazhdimisht departamentin e SHBA

Zyrtarët kanë vendosur jashtë funksionit sistemin e e-mail adresave, por Bloomberg raporton se hakerët janë ende në rrjetin e departamentit.

Departamenti i Shteteve të Bashkuara vazhdon të ketë ende probleme me sulme kibernetike. Nëntorin e kaluar, zyrtarët kanë ndalur përkohësisht të gjithë sistemin e e-mail adresave të departamentit për shkak të një aktiviteti të dyshimtë, por sipas raportit nga Bloomberg, specialistët e sigurisë janë duke tentuar ende të zbulojnë hakerët e paidentifikuar nga sistemi, transmeton ITshqip.com.

Burime të panjohura tregojnë që problemet kanë vazhduar edhe tre muaj më vonë pasi hakerët janë zbuluar për herë të parë sepse teknikat e përdorura kanë qenë të luhatshme. Këto burime shtojnë gjithashtu se deri tani nuk janë shfaqur materiale sekrete të vjedhura. Disa burime tjera tregojnë që natyra e sulmit sugjeron Rusinë si origjinë e sulmit kibernetikë.

Derisa hakerët kanë akses të limituar në sektorin privat të sistemit të departamentit të e-mail adresave, nga ana tjetër zyrtarët janë të shqetësuar se ata mund të kenë krijuar ndonjë e-mail adresë fals nga llogaritë në departament apo mesazhet e fshira.

Sipas disa burimeve, hakerët ende të paidentifikuar mund të kenë fituar akses gjithashtu edhe në sistemin për komunikim të qeverisë, transmeton ITshqip.com.

Në muajin Nëntor, një zyrtar i lartë i departamentit shpjegoi që ky “aktivitet shqetësues” në sistemin e e-mail adresave është zbuluar në të njëjtën kohë kur rrjeti kompjuterik i Shtëpisë së Bardhë ishte objektiv i hakerëve.(ITshqip)

RELATED BY