Hakerët ju ofrojnë puntorëve të Sony-it ruajtjen e të dhënave nga publikmi

Grupi i hakerëve që e quan vetën GOP ose ” Guardians Of Peace” nuk duket që ka në plan të ndalet së publikuari  informatat e vjedhura nga sulmi tek...

Hakerët ju ofrojnë puntorëve të Sony-it ruajtjen e të dhënave

Grupi i hakerëve që e quan vetën GOP ose ” Guardians Of Peace” nuk duket që ka në plan të ndalet së publikuari  informatat e vjedhura nga sulmi tek Sony Pictures Entertainment. Por, duket se tani ata do ofrojnë një mënyrë që puntorët e kompanisë të mos preken në privatësinë e tyre nëse ata kontakojnë me hakerët.

Pas lëshimit të fundit të të dhënave, hakerët dërguan një mesazh që duket i mëshirshëm për puntorët e kompanisë Sony.

“Ne kemi në plan të publikojmë adresat dhe privatësinë e puntorëve të Sony Pictures,” shkruan në mesazh. “Nëse nuk dëshironi që jeta juaj private të publikohet, na tregoni emrin tuaj dhe atë të biznisit për t’i larguar të dhënat e juaja.”

“Sa më shpejtë që Sony Pictures Entertainment pranon kërkesat tona, aq më mirë, sigurisht,” shkruajnë hakerët. “Sa më shumë që koha kalon, Sony Pictures do të falimentoj edhe më shumë.”

Kërkesat e këtij grupi hakerësh qëndrojnë ende të paqarta. Ka pasur disa spekulimie që hakerët dëshirojnë që Sony të publikojë The Interview, një komedi që dramatizon një atentat vrasje të liderit të Koresë së Jugut, Kim Jong.

Megjithatë, hakerët vazhdojnë të kërcënojnë vazhdimisht kompaninë duke publikuar të dhënat e vjedhura si një “dhuratë për Krishlindje”.

“Ne jemi duke përgaditur dhurata për Krishlindje,” shkruan në mesazhin e fundit të dërguar nga hakerët. “Dhurata do të ketë një sasi të madhe të dhënash, dhe do të jetë shumë interesante. Sigurisht që dhurta do ju ofroj shumë knaqësi dhe do e vendos kompaninë Sony në gjendje të keqe.”

Posti ofron një listë adresash për të kontaktuar ata që dëshirojnë të marrin “dhuratat”. Për këtë pjesë, Sony kërkoj  që mediat të ndalojnë shpërndarjen e informatave të kompanisë që lëshohen nga hakerët./itShqip

RELATED BY