Hakerët klonojnë shenjat e gishtave të politikanve përmes fotove

Një antarë i rrjetit të hakerëve Chaos Computer Club (CCC) pretendon se ka klonuar shenjat e gishtave të një politikane gjermane duke përdorur programe komerciale nga një foto e...

VARIOUS
Një antarë i rrjetit të hakerëve Chaos Computer Club (CCC) pretendon se ka klonuar shenjat e gishtave të një politikane gjermane duke përdorur programe komerciale nga një foto e shkrepur në një konferencë shtypi.

Jan Krissler thotë që ka kopjuar shenjat e gishtave të ministres së mbrojtjes Ursula von der Leyen duke përdorur një foto të shkrepur nga një kamerë standarte. Krissler, i njohur si Starbug, duke folur në një kongres si antarë i CCC-së pretendon që rrjeti i tyre do të jetë “shoqata më e madhe” e hakerëve në Evropë.

Ai i tregoi audiencës që ka marrur një foto të gishtit të madh të ministres Ursula von der Leyen si dhe ka përdorur edhe foto të tjera të saj derisa ajo fliste në një eveniment të mbajtur në muajin Tetor.

Krissler ka sugjeruar që “politikanët të veshin dorëza kur flasin në publik”. Identifikimi me anë të shenja të gishtave përdoret si një masë sigurie në pajisjet me Apple dhe Samsung, po ashtu është përdorur për të identifikuar votuesit në qendrat e votimit në zgjedhjet presidenciale në Brazil këtë vit, por nuk është konsideruar shumë e sigurtë, thonë ekspertët.

“Gjërat biometrike që transmetojnë informacione të pandryshueshme si leximin e fytyrës apo gishtërinjëve është vështirë për t’u krijuar, por shumica e njerëzve e pranojnë që ato nuk janë një formë e sigurtë sepse mund të falsifikohen,” tha eksperti i sigurisë kibernetike, Alan Woodward, transmeton ITshqip.

“Njerëzit kanë filluar të përqëndrohen në gjërat biometrike që janë të gjalla si njohja e venave në gishta apo mënyra e ecjes, të cilat janë gjithashtu biometrike, por ato nuk po përdoren pasi që personi duhet t’i kontrollojë dhe ekspozojë ato.”

Në shtator të këtij viti, banka Barclays prezantoi njohjen e venave të gishtave për konsumatorët e biznesit, teknikë që tashmë po përdoret edhe në makinat e parave në Japoni dhe Poloni.

Kompania elektronike Hitachi ka krijuar një pajisje që lexon strukturën e veçantë të venave brenda një gishti. Kjo pajisje funksionon vetëm nëse personi që bartë gishtin është i gjallë. Në njësinë intensive për kujdesje në spitalin publik të Southampton tregohet që struktura e venave nuk ka efekt nga ndryshimi i shtypjes së gjakut./itShqip

 

Categories
Lajme

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
One Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY