Hakerët në Johannesburg kanë vjedhur 6.9 milion dollarë

Në tre ditët e para të vitit të ri është kryer një vjedhje e shkëlqyeshme e planifikuar dhe shum mirë e koordinuar në Johannesburg, nga ku janë vjedhur plot...

Në tre ditët e para të vitit të ri është kryer një vjedhje e shkëlqyeshme e planifikuar dhe shum mirë e koordinuar në Johannesburg, nga ku janë vjedhur plot 6.9 milion dollarë, raporton Sunday Times.

Interesante është kjo vjedhje sepse hakerët siç raporton Sunday Times ishin shum mirë të informuar rreth IT sistemin në bankën postare të Afrikës së Jugut.Vjedhja ishte planifikuar disa muaj më herët me hapjen e disa llogarive në banka tjera në gjith shtetin Afrikan dhe duke hakuar kompjuterin e njërit nga të punësuarit e postës Rustenburg.

Vjedhja kishte filluar kur zyrat ishin mbyllur gjat kohës së festave të fund vitit. Më pas nga jasht, hakerët janë futur në sistemin bankar dhe nga më shum llogari kishin transferuar para në llogarit e tyre të cilat i kishin hapur më parë.

Gjatë kohës së festave, hakerët kishin arritur që me sukses të zbazin shum llogari bankare, si dhe ATM makina.

Momentalisht është ngritur hetim për atë se si hakerët kanë arritur të futen në sistemin, dhe nëse i punësuari, kompjuteri i të cilit është përdorur në vjedhjen ka ndihmuar në ndonjë mënyrë apo jo./itshqip

RELATED BY