Hakerët përdorin funksionin Find My Mobile për të sulmuar telefonat Samsung

Shumica e pajisjeve të mençura tani vijnë me sistem të intergruar për ndjekje që ju lejon përdoruesve të mbyllin apo fshijnë të dhënat nga larg në telefonat e tyre...

Hakerët përdorin funksionin Find My Mobile për të sulmuar telefonat Samsung

Shumica e pajisjeve të mençura tani vijnë me sistem të intergruar për ndjekje që ju lejon përdoruesve të mbyllin apo fshijnë të dhënat nga larg në telefonat e tyre nëse ata nuk i posedojnë ose i kanë humbur.

Ky funksion ka për qëllim të ofrojë një siguri më të lartë në pajisjet tuaja, por hakerët kanë arritur të shfrytëzojnë një të metë në sistemin e Samsung-ut, Find My Mobile.

Nëse Find My Mobile është i hapur, hakerët mund të bllokojnë pajisjen tuaj dhe të ndrrojnë kodin për çbllokim, duke e bërë telefonin të papërdorshëm. Nuk është ende e qartë se qfarë hakerët mund të fitojnë nga ky lloj sulmi, përveq të trishtojnë përdoruesit.

Programeri Mohamed Baset ngarkojë një video në YouTube që tregon se si mund të shfrytëzohet kjo dobësi.

Kur kodi për bllokim vjen në rrjet, pajisjet e Samsung-ut nuk marrin burimin valid, bazuar në Bazat e të dhënave kombëtare të ekspozuar të qeverisë së SHBA-së. Kjo i bënë telefonat e kompanisë Samsung të prekshëm ndaj sulmeve nga larg.

Samsung nuk shtoi asgjë për këtë çështje, vetëm tha se është duke shqyrtuar rastin. Tani, e vetmja zgjedhje e pagabueshme është të ndaloni Find My Mobile në pajisjen tuaj Samsung./itShqip
 

RELATED BY