Hakerët publikuan kodin burimor të një antivirusi nga Symatec

Hakerët të cilët veten e quaj Lords of Dharamaja publikuan kodin burimor të mjetit pcAnywhere nga Symatec. Symatec është një nga kompanitë më të mëdha në botë për IT...

Hakerët të cilët veten e quaj Lords of Dharamaja publikuan kodin burimor të mjetit pcAnywhere nga Symatec. Symatec është një nga kompanitë më të mëdha në botë për IT siguri.

Më herët hakerët kishin kërkuar 50.000 dollarë nga Symatec për të mos publikuar kodin. Hakerët të cilët qëndrojnë prapa kësaj “grabitje” thonë se e kanë mashtruar Symatec që t’u ofrojë mito për të poshtërsuar këtë kompani edhe më shum. Bisedat nëpërmes e-mails në mes Symatec dhe hakerëve janë publikuar në PasteBin.

Kodi burimor për pcAnywhere ishte publikuar në Piratebay.se, kurse nga Symatec thonë se është e mundur në ndërkohë të shfaqen kode burimore tjera të cilat janë shum të vjetra të cilat gjithashtu nuk mund të shkaktojnë ndonjë dëm. Këto kode janë vjedhur nga thyerja e rrjetit në vitin 2006.

Symatec pralajmëroi se është e mundur që hakerët të publikojnë dhe kode tjera burimore nga softueri i tyre, duke përfshi edhe verzionin nga 2006 të antivirusit Norton Antivirus Corporate Edition dhe Norton Internet Security.

“Siç kemi thënë publikisht, ky është një kod i vjetër, dhe përdoruesit e Symatec dhe Norton nuk janë të vendosur në rrezik si rezultat i këtyre publikimeve. ” thonë nga kompania për It siguri, Symatec.

Megjithatë, ky këshim seriozisht mund të dëmtojë reputacionin e kompanisë dhe softuerit të kësaj kompanie.

Sa u përket juve, përdoruesve të produkteve nga Symatec, është mirë që menjëher të bëni update softuerin që përdorni./itshqip

 

RELATED BY