Hakerët rrëzojnë rrjetin kompjuterik të Sony Pictures

Rrjeti kompjuterik Sony Pictures Entertainment është rrëzuar nga hakerët duke detyruar kompaninë të mbyll plotësisht sistemin e saj. Një ish punonjës i Sony Pictures ka ngarkuar një imazh, në...

Hakerët rrëzojnë rrjetin kompjuteri të Sony Pictures

Rrjeti kompjuterik Sony Pictures Entertainment është rrëzuar nga hakerët duke detyruar kompaninë të mbyll plotësisht sistemin e saj.

Një ish punonjës i Sony Pictures ka ngarkuar një imazh, në të cilën ai pretendon se është shfaqur në të gjithë ekranat e kompjuterëve të Sony Pictures të Hënën. Ky imazh tregon që sistemi është hakuar nga #GOP apo hakerët e grupit Guardians Of Peace.

Hakerët rrëzojnë rrjetin kompjuteri të Sony Pictures1

Në këtë imazh gjendet edhe një mesazh në të cilin është thënë që nëse kërkesat nuk përmbushen, atëherë grupi do të nxjerr të dhënat “sekrete” të Sony-it.

“Ne tashmë po ju paralajmërojmë, ky është vetëm fillimi. Ne do të vazhdojmë derisa kërkesa jonë të plotësohet. Ne tani posedojmë të gjitha të dhënat e juaja sekrete duke përfshirë edhe ato më të fshehtat. Nëse nuk na dëgjoni, ne do t’i lëshojmë të dhënat për t’i parë e gjithë bota,” thotë ky mesazh tronditës për kompaninë.

Afati për lëshimin e të dhënave ishte të Martën, ora 18:00.

Sipas disa raporteve, Sony Pictures është duke hetuar rastin dhe shpreson se do të zgjedhet brenda tri javëve.

Sony është vërtetë shumë i prekuar nga sulmet e hakerëve, rrjeti i saj i PlayStation është hakuar në Prill të 2011, gjithashtu edhe në Gusht të 2014. Ndërsa Sony Pictures është hakuar në Qershor të 2011, duke ekspozuar të dhëna private të më shumë se 37.000 përdoruesëve./itShqip

RELATED BY