Hakerët rrëzojnë uebfaqen Reuters

Që prej të enjtes, përdoruesit kinez nuk kanë arritur të kenë akses në asnjërin prej versioneve të faqes për lajme Reuters. Sipas një kontrolle të bërë nga GreatFire.org, organizatë...

Hakerët rrëzojnë uebfaqen Reuters

Që prej të enjtes, përdoruesit kinez nuk kanë arritur të kenë akses në asnjërin prej versioneve të faqes për lajme Reuters. Sipas një kontrolle të bërë nga GreatFire.org, organizatë kjo e cila monitoron uebfaqet që mund të ofrojnë qasje tek përdoruesit në Kinë, portali Reuters është gjetur i bllokuar të enjten dhe vazhdon të jetë i tillë edhe tani në Kinë.

Reuters nuk ka shpjeguar ende pse gjendet jashtë linjave, ndonëse ka thënë se bëhet e paarritshme për përdoruesit si pasojë e publikimit të ngjarjeve që për qeverinë kineze janë të ndjeshme, transmeton ITshqip.com. Përveç Reuters, edhe uebfaqet e tjera si Bloomberg News, New York Times dhe Wall Street Journal kanë qenë jashtë linjave.

GreatFire, që gjithashtu është kritike ndaj qeverisë kineze, ka qenë viktimë e sulmeve DDoS brenda kësaj jave, sulme të cilat si qëllim kanë rrëzimin e uebfaqeve duke dërguar kërkesa të mëdha deri në pamundësi për t’u përgjigjur./ITshqip

RELATED BY