Hakerët Sirian sulmojnë të dhënat e Facebook-it

Qysh një ditë pas festimit të 10 vjetorit të themelimit të rrjetit më të madh social Facebook, grupi i hakerëve sirian të njohur si ” Ushtria Siriane Elektronike” ka...

Hakerët Sirian sulmojnë të Facebook-in1

Qysh një ditë pas festimit të 10 vjetorit të themelimit të rrjetit më të madh social Facebook, grupi i hakerëve sirian të njohur si ” Ushtria Siriane Elektronike” ka njoftuar përmes Twitter-it se ka hakuar të dhënat e faqes së kësaj kompanie.

Në një mesazh të postuar në llogarinë e këtyre hakerëve në Twitter, grupi ka shkruar se tani ka në duar Facebook-in.

Hakerët Sirian sulmojnë të Facebook-in

Tek ky mesazh, hakerët konfirmuan se kanë ndryshuar emrin dhe të dhënat e tjera të serverit të këtij gjiganti social.

Megjithatë, pas disa shqyrtimeve u kuptua se grupi hakerash ka ndryshuar vetëm informacionet e kompanisë tek faqja Whois Domain.

Më pas, rrejti social Facebook ka konfirmuar se gjithqka është rregulluar dhe nuk ka ndonjë problem tjeter. Ndërsa nëse grupi i hakerëve sirian kanë pasur sukses në ndryshimin e emrit të serverit të Facebook-it, atëherë përdoruesit e rrejtit social do të drejtoheshin te ndonjë uebfaqe ku hakerët kanë vendosur.

Sidoqoftë, hakerët sirian duket se nuk kanë të ndalur pasi që edhe më parë kanë sulmuar kompanitë e mëdha, ndërsa sulmi i fundit ka qenë llogaritë dhe blogu i Microsoft-it./itShqip

Categories
Web

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
2 Comments on this post.
  • damageral
    10 February 2014 at 16:17
    Leave a Reply

    HAHAHAHAHAHA
    Kjo eshte e Pa Vertete !
    Jane disa aplikacione , te cilat i tregojne Te Dhenat e Webfaqes , Dhe ekziston Inspect Elements
    Keta vetem i kan ndryshuar te dhenat , Vetem per ate qast . I Kane bere nje imazh edhe tasht kkishe e kan hacku

  • Arsim N.
    11 February 2014 at 00:28
    Leave a Reply

    Jojo, nuk është është ashtu pasi që ky gurp hakerësh nihen që një kohë të gjatë për sulmet ndaj kompanive të mëdha si Microsoft, Facebook, Twitter etj.

    Këtë herë kanë sulmuar të dhënat e Facebook-it tek faqja WhoIs Domain duke i ndryshuar ato, por pas disa orëve ato janë rregulluar nga stafi i Facebook-it.

  • Leave a Reply

    *

    *

    This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

    RELATED BY