Hakerët sulmuan të gjitha aplikacionet BSkyB

Kompania transmetuese britanike, BSkyB, tani ka të gjitha aplikacionet e tyre në Android të thyera nga Ushtiria Elektronike Siriane (Syrian Electronic Army). Duke u bazuar nga një status i...

SkyNEWS SYRIAN HACKERS ITSHQIP.com

Kompania transmetuese britanike, BSkyB, tani ka të gjitha aplikacionet e tyre në Android të thyera nga Ushtiria Elektronike Siriane (Syrian Electronic Army).

Duke u bazuar nga një status i përcjelluar në Twitter nga transmetuesit @SkyHelpTeam, thuhet se të gjithë përdoresit të ndalojnë së përdoruri aplikacionet e kompromentuara.

Pas sulmit, është shkruar një shënim në aplikacionin në Android ku thuhet ” Ushtria Elekronike Siriane ishte këtu” .

Sipas një burimi nga The Desk, grupi i hakerëve ka për shënjestër edhe aplkacionet si Sky Go, Sky Wifi, Sky Movies dhe Sky Sport News, dhe të gjitha këto ishin të konfirmuar nga një pjestar i këtij grupi nga SEA (Syrian Electronic Army).

Ky grup po ashtu ka qenë përgjegjës edhe për disa sulme që janë bërë muajve të fundit duke përfshirë BBC Twitter Feeds, llogarit e E!Online në Twitter dhe llogarinë ITV News në Twitter.

Sulmet janë paralajmëruar nga një e-mail, ku informoi kompanitë për sigurim më të mirë të llogarive në Twitter në mënyrë për të mbrojtur llogaritë e tyre nga sulmet e ardhshme. Gjithashtu aplikacionet e prekura nga sulmi janë larguar nga Play Store. /ITshqip

RELATED BY