Hakerët të frymëzuar nga shakaja e 1 prillit, zhvilluan softuer real

Google bëri shaka më 1 prill për Gmail se si mund të përdorej vetëm me lëvizje, në vend të tastierit dhe miut. Ideja për një përdorim të till të...

Google bëri shaka më 1 prill për Gmail se si mund të përdorej vetëm me lëvizje, në vend të tastierit dhe miut. Ideja për një përdorim të till të shërbimit “Gmail” me të vërtet ishte qesharake, por jo edhe e pamundur. Të inspiruar nga shakaja e Google, disa hulumtues nga Instituti Teknologjik pran Univerzitetit të Kalifornisë Jugore, vendosën që këtë shaka të shëndrojnë në një softuer real.

Duke përdorur Microsoft Kinect për vëzhgim të lëvizjeve, së bashku me Articulated Skeleton Toolkit(FAAST), hulumtuesit sakt kishin krijuar Software Library Optimizing Obligatory Waving(SLOOW), që me saktësi kishin shënuar lëvizjet qesharake të Google dhe i kishin bërë ato sakt të kryejn komandat për përdorim të Gmail.

“Kjo ide është e pakuptimtë, por softueri pas saj është i vërtetë”, thonë hulumtuesit, të cilët janë po personat e njëjtë që përdornin FAAST dhe Kinect për të luajtur lojën World of Warcraft me lëvizje.

Ja video nga hulumtuesit e Univerzitetit të Kalifornisë Jugore, kurse më poshtë është dhe shakaja origjinale e Gmail për 1 prill./itshqip

RELATED BY