Hakerët vjedhin 1 miliardë dollarë nga të gjitha bankat

Një grup i sofistikuar hakerësh ka sulmuar të gjitha bankat në botë për dy vite radhas duke vjedhur kështu 1 miliardë dollar. Kriminelët kibernetik nga Evropa Lindore, regjion që përfshinë...

Hakerët vjedhin 1 miliard dollarë nga bankat1

Një grup i sofistikuar hakerësh ka sulmuar të gjitha bankat në botë për dy vite radhas duke vjedhur kështu 1 miliardë dollar. Kriminelët kibernetik nga Evropa Lindore, regjion që përfshinë edhe Kosovën dhe Shqipërinë, kanë arritur të vjedhin shuma të mëdha parash nga institucionet financiare në mbarë botën.

Hulumtuesit nga Kaspersky Lab raportuan që hakerët Carbank kanë sulmuar bankat, shërbimet elektronike për pagesa dhe organizatat e tjera brenda dy viteve në 30 vende të botës përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe Australinë, transmeton ITshqip.com.

Ajo që e bënë sulmin e veçantë është se hakerët nuk kanë pasur si objektiv llogaritë e përdoruesve ashtu si operacionet e tjera, por këtë herë hakerët kanë sulmuar direkt bankat.

Hakerët vjedhin 1 miliard dollarë nga bankat

Hakerët kanë arritur të fitojnë akses në shërbimet bankare përmes mashtrimeve Phishing duke përdorur e-mail adresat me përmbajtje të një dosjeve .CPL apo në disa raste edhe dokumente nga Microsoft Word. Nga këtu, hakerët fshehurazi futeshin në rrjetin e bankave ku regjistronin video për të kuptuar se si sistemi bankar funksionon.

Kaspersky ka raportuar që pavarësisht kualitet të dobët që videove të regjistruara, kriminelët kibernetikë kishin arritur të fitonin akses të mjaftueshëm sa për të vjedh parat, të clat pastaj i transferonin në llogaritë e tyre duke përdorur rrjetin SWIFT.

Operacioni është duke vazhduar ende dhe është vlerësuar se çdo vjedhje merr dy apo katër muaj për të përfunduar.(ITshqip)

RELATED BY