Hakerët vjedhin 53 milionë adresa nga Home Depot

Gjigandi amerikan Home Depot thotë se hakerët që vodhën të dhënat e pagesave me kartë të miliona përdoruesve, gjithashtu vodhën edhe 53 milionë e-mail adresa. Ata thanë se hakerët...

Hakerët vjedhin 53 milionë adresa nga Home Depot

Gjigandi amerikan Home Depot thotë se hakerët që vodhën të dhënat e pagesave me kartë të miliona përdoruesve, gjithashtu vodhën edhe 53 milionë e-mail adresa.

Ata thanë se hakerët morrën aksesë në rrjetin e tyre përmes një pseudonimi dhe fjalëkalimi të një shitësi midis muajve Prill dhe Shtator.

Kompania kishte zbuluar më parë se 56 milionë informata të kredit kartelave janë vjedhur gjatë sulmit. Analistët e vlersojnë këtë rast si njërin prej vjedhjeve më të mëdha të ndodhura ndonjëherë.

Home Depot insistoi të enjëten se dosja që përmbante e-mail adresat nuk posedonte edhe fjalëkalimet ose të dhënat e tjera personale.

Por, kompania i paralajmroi konsumatrët të mbrohen nga mashtrimet Phishing që mund të ndodhin deri në shpërndarjen e të dhënave personale.

Konsumatorët në SHBA dhe Kanada që janë prekur nga sulmi do të njoftohen dhe do ju ofrohet monitorimi i kartës, shtoi kompania.

Ky rast është i ngjashëm me një shitës tjetër në SHBA, Target, i cili ishte shënjestër i hakerëve në dhjetor të 2013.

Target tha se pagesat dhe informatat personale të 70 milionë konsumatorëve ishin marrur./itShqip

 

RELATED BY