Hakeri i grupit LulzSec ndimon FBI të ndalojë mbi 300 sulme

Ish “lideri” i grupit të hakerëve LulzSec ka ndimuar FBI-në që të ndalojë më shumë se 300 sulme në internet që prej arrestimit të tij në vitin 2011. Bashkëpunimi...

Hakeri i grupit LulzSec ndimon FBI të ndalojë 300 sulmeIsh “lideri” i grupit të hakerëve LulzSec ka ndimuar FBI-në që të ndalojë më shumë se 300 sulme në internet që prej arrestimit të tij në vitin 2011.

Bashkëpunimi me Hector Xavier Monsegur ka ndimuar parandalimin e humbjeve të miliona dollarëve, bazuar nga dokumentet të parashtruara nga prokurorët. Zotri Monsegur do të dënohet të martën për rolin e tij në sulmet e mëdha online. Prokurorët kanë rekomanduar që ai të marrë një denimin sa më të ulët.

Grupi LulzSec u formua përafërsisht në Maj të 2011, ku Monsegur, i njohur si Sabu, dhe pesë antarë të tjerë ishin pjesë e grupit anonim të hakerëve.

Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë, grupi i hakerëve ishte përgjegjës për “sulme të mëdha” si dhe “vjedhje” nga serverët që i përkasinë kompanive të mëdha, duke përfshirë Fox Television, Nintendo dhe Sony.

Hakeri Monsegur ishte arrestuar në Qershor të vitit 2011, pasi pranoi fajin për nëntë akuza lidhur me sulmet e tij.

Me ndihmën e tij, FBI ka arritur për të identifikuar, ndjekur dhe denuar penalisht ‘ kriminelët më të mëdhenjë të internetit në botë ‘. Ai gjithashtu ndihmoi edhe në parandalimin e sulmeve më të mëdha të planifikuara nga hakerët më aktiv në internet.

Hakeri Monsegur ishte në kontakt me hakerët e tjerë duke marrur informata nga të tjerët për sulmet e planifikuara, ku më pas këto njohuri i shpërndau tek FBI.

Viktim e sulmeve kanë qenë Forcat e Armatosura të SHBA-ve, Kongersi i SHBA-së dhe Nasa, si dhe “rrejti televiziv”, një prodhues video-lojëra dhe kompani elektronike./itShqip

 

RELATED BY