Hakeri i cili vodhi të dhënat personale nga yjet e Hollywood-it kërkoi falje, por…

Me të vërtet më vjen keq, e di se kam bërë një nga hakimet më të këqija në privatësin e yjeve, tha hakeri 35 vjeçar Christopher Cheney, i cili...

Me të vërtet më vjen keq, e di se kam bërë një nga hakimet më të këqija në privatësin e yjeve, tha hakeri 35 vjeçar Christopher Cheney, i cili akuzohet për sulme ndaj telefonave dhe profileve online të mbi50 yjeve të famshme të Hollywood-it, në mesin e tyre edhe Scarlett Johansoon, Mila Kunis etj… Për shkak të dëmtimit të privatësis dhe vjedhjen e të dhënave, Cheney mund të dënohet me 121 vjet burg, një dënim maksimal.

Ai thotë se “filloi si një kuriozitet dhe pastaj u shëndrua në varësi, që të shikoj pas skenave dhe me atë se çfar bëjnë këto njerëz pas ekraneve të tyre çdo dit, dhe të them të drejtën u lirova pasi më trokiti policia në derën time, dhe më than se çfar po ndodh, sepse e dijnë – unë me të vërtet nuk mundeshta të ndali vetën.”

Ai deklaroi se nuk i ka shitur të dhënat që ka vjedhur nga yjet e famshme. Një nga këto fotografi tërhoqi më shum vëmendje, ajo ishte një fotografi e Scarlett Johansson, gjysmëlakuriqe. Por, sipas FBI, Cheney kishte tentuar të shesë këto fotograve në blogje të ndryshme që merren me thashetheme. Ai akuzohet gjithashtu se ka vjedhur të dhëna finansiare, skenario për filma, biseda në mes yjeve dhe të dhëna tjera të ngjajshme.

Ai ka thyer edhe llogaritë e tyre në Gmail, Apple dhe Yahoo përmes sistemit për resetimin e fjalëkalimeve, duke provuar përgjigjen për pyetjen sekrete, të cilën zakonisht e ka gjetur duke kërkuar artikuj nëpër gazeta që flitet për këto persona, pastaj edhe në Twitter dhe Facebook. Shpesh yjet si përgjigje kanë futur emrin e filmave të preferuar, emrat e kafshëve shtëpiake, ditëlindjet e tyre etj. Cheney pasi arrinte të thyente adresat e tyre i rregullonte që mesazhet e tyre të ridërgohen edhe në adresën e tij. FBI arriti të të zbulojë Cheney përmes nofkave të tijë, si “trainreqsuckswhat” dhe “anonygrrl”./itshqip

 

RELATED BY