Hashtag tani edhe në Facebook

Rrjeti më i madh  social njoftoi se që nga sot Hashtag-ët do të jenë të mundshëm për tu klikuar edhe në Facebook. “Ngjashëm si shërbimet e tjera si Instagram,...

Rrjeti më i madh  social njoftoi se që nga sot Hashtag-ët do të jenë të mundshëm për tu klikuar edhe në Facebook.

“Ngjashëm si shërbimet e tjera si Instagram, Twitter, Tumblr ose Piniterest edhe Facebook ju ofron të shtoni kontekstin në një post ose të tregoni më qartë për pjesën e diskutimit në atë post” tha Facebook në një deklaratë.

Hashtag është një fjalë apo më shumë e cila shkruhet pa përdorur hapsira dhe duke përdorur shenjën ” # ” dhe së pari u përdor nga Twitter në vitin 2009. Hashtag përdoret kryesisht për të qartësuar ose shtuar një kontekst në postim dhe gjatë viteve të fundit përveq përdorimit të madh në Twitter ai ka filluar të përdoret edhe në shërbimet e tjera si Google, Yahoo dhe Flickr.

ITshqip HashTag ITshqipCOM

Hashtag-u në Facebook mund të përdoret për të shikuar njerëzit apo faqet e tjera se qfarë thonë për atë ngjarje apo temë. Nëse ju jeni duke kërkuar diqka atëherë mund të bëni p.sh #ITshqip , ndërsa nëse dëshironi të shkruani një mesazh atëherë mund të bëni direkt duke përdorur Hashtag tek Feeds apo shiriti për kërkim.

Po ashtu, të gjithë Hashtag-ët që përdoren në Facebook vijnë nga shërbimet e tjera si Instagram dhe janë të mundshme për t`u klikuar.

“Hashtag janë vetëm hapi i parë për t`i ndimuar njerëzve për të shpërndar mendimet e tyre rreth një teme të caktuar apo ndonjë bisede pubilike” tha Facebook. Ky rrjet social premtoj se javët e ardhshme apo muajve do të sjell edhe disa karakteristika interesante.

Thashethemet rreth Hashtag në Facebook së pari filluan në Mars të këtij viti, por rrjeti social nuk pranoi t`i konfimrojë ato deri sot./itShqip

RELATED BY