Hong Kong fiton 1 Gbps internet per 20 eu

City Telekom ne Hong Kong, pavarsisht nga shërbimi 100 Mbps per 10 eu, tani ofron përdoruesve të saj 1 Gigabit ne sekond (internet), edhe ate për vetëm 199 dollarë...

City Telekom ne Hong Kong, pavarsisht nga shërbimi 100 Mbps per 10 eu, tani ofron përdoruesve të saj 1 Gigabit ne sekond (internet), edhe ate për vetëm 199 dollarë te hong konges, diku rreth 20 eu.

Kjo ofertë e pabesueshme në shumë vende tjera eshte vetem nje ender(tani per tani). Por sigurisht koha ndryshon dhe teknologjia po perparon ne nje shpejtesi te madhe. Kjo mund të shihet edhe në Kosove, duke i krahasuar cmimet e para 1 vitit dhe cmimet qe aktualisht po ofrohen nga ISP tona, dhe do shohim nje rritje relativisht per 50% te kualitetit te sherbimeve dhe cmimeve.

Sigurisht, është qesharake të krahasohen shërbimet e ofruara në Hong Kong dhe ketu, por asnjë vend / provajder nuk mund të mburret me një shërbim 1Gbps lidhje të internetit, e lëre më me nje çmim kaq të lirë. Në SHBA, si psh, Google ka në plan të nisë rrjet me atë shpejtësi, por ai është ende në një fazë eksperimentale.

Megjithatë, kjo është jashtë çdo dyshimi se një ditë së shpejti edhe ne do të jemi në gjendje të shfletojm ne internet me kete super shpejtesi, dhe me pas në vend të shikojm video me cilësi të dobët dhe të shkurtër në YouTube, do mundemi të shikojnë me cilësi shum të lartë HD, 3D dhe kush e di cfar tv strim tjeter drejtperdrejt.

/itshqip.com

RELATED BY