Hotmail ofron një veçori të re

Tani Hotmail ofron një veçori të re, që nga Hotmail është quajtur “Hotmail Alias”, përmes kësaj veçorie të re përdoruesit mund ta emërtojnë në disa forma te ndryshme email...

Tani Hotmail ofron një veçori të re, që nga Hotmail është quajtur “Hotmail Alias”, përmes kësaj veçorie të re përdoruesit mund ta emërtojnë në disa forma te ndryshme email adresën e tyre primare dhe mesazhet që do marrin për këto email adresa të emërtuara përmes kësaj veçorie prapë se prapë do arrijnë tek inbox-i i email adresës primare. Për ta kuptuar më lehtë, marrim shembull se kemi email adresën [email protected] dhe dëshirojmë që të njëjtën email ta përdorim për disa shërbime atëherë përmes veçorisë së re mund të krijojmë [email protected], [email protected], [email protected] dhe të gjitha email-at e dërguara për tek këto 3 email-at e cekura më lartë do të arrijnë tek email adresa primare, që në rastin tonë ishte [email protected]
Pra nuk kemi nevojë të krijojmë email adresa të ndryshme, që do duhej të kishim për secilën fjalëkalime të ndryshme, të kontrollonim secilën për email-at e pranuara, me një fjalë tani mund të i kemi të gjitha në një.
Më poshtë do ju tregojmë se si mund ta aktivizoni këtë veçori:
> Identifikohu për tek llogaria juaj Hotmail dhe klikoni tek opsionet e inbox-it. (si në foton më poshtë/tek ikona në formë të rrotës):

> Krijo një emërtim (alias) të ri:

> Cakto dosjen(follderin) ku dëshironi të arrijnë email-at për emërtimin e caktuar.

> Tani do ju shfaqet dosja e krijuar.

Hotmail përmes kësaj veçorie të re ju lejon që të krijoni deri në 5 emërtime të ndryshme për email adresën tuaj primare brenda një viti, ndërsa gjithsej në total deri në 15 emërtime. Pra tani mund të përdorni emërtime të ndryshme për email-in tuaj pa e kuptuar të tjerët se cila është adresa juaj primare.

Ndoshta për shumë prej jush kjo veçori e re e Hotmail duket fenomenale por një mënyrë diçka e ngjashme ka kohë që përdoret nga përdorues të ndryshëm qoftë për Hotmail apo Gmail. Mjafton që email adresës suaj primare të i shtoni +emërtimi dhe në këtë mënyrë mund ta përdorni një email adresë si disa email adresa të ndryshme. Zakonisht kjo mënyrë përdoret për të hapur llogari të ndryshme tek Twitter, WordPress apo diku tjetër që kërkojnë për çdo llogari një email adresë unike dhe përmes kësaj mënyre mund të bëheni me disa llogari të ndryshme duke përdorur vetëm një email adresë.
Që të kuptohet më lehtë, nëse keni një email adresë tuajën që në rastin tonë do ta përdorim [email protected] ose [email protected], hapeni inbox-in tuaj dhe dërgoni një email tek [email protected] apo [email protected] dhe email-i i dërguar do arrij tek email adresa [email protected] përkatësisht tek [email protected]
Shpresojmë që me këtë artikull ju kemi ndihmuar që të përdorni dhe menaxhoni sa më lehtë email adresën tuaj dhe mos të përdorni këto mënyra për qëllime të këqija.

(Shënim: Email adresat e cekura në këtë artikull janë përdorur vetëm për demonstrim, pra email adresa të tilla nuk janë aktive.)

RELATED BY