HP liroi kodin për sistemit operativ WebOS

HP vendosi që të lirojë kodin për sistemin operativ mobil webOS. HP thotë se ato do të vazhdojn edhe më tej të punojn në këtë projekt së bashku me komunitetin për...

HP vendosi që të lirojë kodin për sistemin operativ mobil webOS. HP thotë se ato do të vazhdojn edhe më tej të punojn në këtë projekt së bashku me komunitetin për softuer të lirë.

Ideja është që të punojn me komunitetin për të arritur disa qëllime:

  • për të përshpejtuar zhvillimin e platformës webOS
  • të ketë një udhëzues të mir dhe transparent për të shmangur fragmentimin
  • softueri do të jetë plotësisht me kod të hapur

Edhe pse kjo lëvizje mund të jetë e pranueshme nga komuniteti, jo secili softuer i lirë mund të bëhet ajo çfar kreatorët e saj e dëshirojnë. Kur një kompani do të lirojë kodin e saj është shum normale komuniteti të pranojë dhe të krijojë aplikacione të shumta, por mund të ndodh edhe e kundërta – komuniteti të injoroj softuerin. Skenari i dytë është ajo çfar i ndodhi Symbiam dhe besojm që ajo do ti ndodh edhe webOS, sistemit operativ të HP-s të cilën e bleu Palm për 1.2 milijard dollarë vitin e kaluar. Symbiam, sistemi operativ i Nokia-s filloi si softuer i lecencuar, që më pas kjo kompani të lirojë kodin, dhe në fund, për shkak të indiferencës së programuesve, të braktisin atë plotsisht.

Arsyeja për rënien e webOS është konkurenca në tregun e telefonave të mençur dhe atyre kompjuterëve tablet. Përveç sistemit operativ iOS nga Apple, webOS si konkurent ka edhe Google Android, Windows Phone 7 dhe BlackBerry/itshqip

RELATED BY