HP prezanton monitora të lakuar me kualitet 5K

Përveç prezantimit të ekraneve që mundësojnë shfaqjen e realitetit virtualisht, HP ka sjellur edhe monitora të lakuar me kualitet 4K, madje edhe minitor 5K. Ashtu si LG, HP është...

HP prezanton monitora të lakuar me kualitet 5K

Përveç prezantimit të ekraneve që mundësojnë shfaqjen e realitetit virtualisht, HP ka sjellur edhe monitora të lakuar me kualitet 4K, madje edhe minitor 5K.

Ashtu si LG, HP është duke u zhytur në ekranet e lakuara duke sjellur dy modele, njëri me 27 inç dhe tjetri me 34 inç. Ky i fundit ka në rezolucion prej 3440 x 1440 piksela dhe posedon altoparlantë me 6 vat, ndërsa modeli me 27 inç S270c ka një rezolucion prej 1920 x 1080 piksela dhe do të jetë në dispozicion për 399 dollarë. Modeli tjetër me 34 inç do të jetë në dispozicion për 999 dollarë në muajin Prill.

Përveç kësaj, HP ka lëshuar edhe dy ekrana me kualitet 4K dhe një ekran 27 inç me kualitet 5K. Ekranet 4K, HP Z27s me 27 inç dhe HP Z24s me 27 inç, posedojnë panelin UHD me përmasa 16:9. Të dy modelet përmbajnë DisplayPort, DVI, HDMI, mini-DisplayPort, MHL dhe lidhjen USB 3.0.

HP Z27s do të kushtojë 749 dollarë dhe do të jetë në dispozicion muajin e ardhshëm, ndërsa Z24s do të jetë në dispozicion për 549 dollarë dhe do zë raftet në muajin Prill.

Ekrani më i mirë mbetet HP Z27q me kualitet 5K. Ky monitor ka rezolucion prej 5120 x 1440 piksela dhe ofron dy hapësira DisplayPort 1.2 dhe pesë vende për lidhje USB 3.0. Çmimi ndoshta mund të ju befasojë, por megjithatë kushton më lirë sesa ekrani Retina 5K iMac dhe modeli i ngjashëm me atë të kompanisë Dell. HP Z27q do të debutohet në muajin Mars për 1299 dollarë./itShqip

Categories
Hardware

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
One Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY