HTC është duke testuar Firefox OS?

Firefox OS ndoshta nuk është platforma më e mirë aktuale, por Mozilla duket se është përkushtuar shumë për ta bërë të tillë. Përveç kësaj, zhvilluesit e kompanisë HTC janë...

HTC është duke testuar Firefox OS

Firefox OS ndoshta nuk është platforma më e mirë aktuale, por Mozilla duket se është përkushtuar shumë për ta bërë të tillë. Përveç kësaj, zhvilluesit e kompanisë HTC janë duke punuar që këtë platformë mobile ta sjellin në disa pajisje të kompanisë. Bazuar në @upleaks, Firefox OS është në plan të bëhet pjesë e disa pajisjeve me HTC, por mbetet ende e paqartë nëse kjo e fundit është duke testuar këtë platformë apo ka filluar prodhimin e tyre, transmeton itShqip.

Vitin e kaluar, HTC kishte prodhuar telefona Android me çmim të lirë të bazuar në MediaTek në mënyrë për të zgjeruar linjën e saj, kështu që mund të ndodh që kompania të provojë gjithashtu se si do të shkojnë gjërat me sistemin operativ Firefox në disa pajisje të mençura.

Tani, një numër i madh i kompanive janë duke krijuar telefona të mençur me platformën Firefox OS, përfshirë LG, ZTE, Huawei dhe Alcatel. Thuajse të gjitha pajisjet me këtë platformë nuk posedojnë performanca ‘mbresëlënëse’, megjithëse LG ka krijuar një të tillë i cili është në dispozicion vetëm në Japoni./itShqip

RELATED BY