HTC lanson telefonin e mençur HTC One M8

Siq duke HTC One morri një rifreskim të madh pasi që HTC lansoi modelin  për vitin 2014 të HTC One të quajtur ” HTC One M8 “. HTC One...

HTC lanson telefonin e mençur HTC One M8

Siq duke HTC One morri një rifreskim të madh pasi që HTC lansoi modelin  për vitin 2014 të HTC One të quajtur ” HTC One M8 “.

HTC One M8 ka dizajn të njëjtë me modelin e kaluar, por sigurisht ka një numër të madh funksionesh dhe përmirësime të reja. Ekrani është rritur nga 4.7 inç në 5 inç, procesori tani është Quad Core Qualcomm Snapdragon 801, sistemi opeartiv është Android 4.4 KitKat. Gjithashtu, pajisja ka 2GB RAM dhe hapsira e akumulimit të të dhënave mund të jetë 16 ose 32GB, por mund të rritet përmes kartave microSD.

Një përmirësim tjetër i madh është në lidhje me kamerën e pajisjes pasi që tani HTC One M8 ka dy kamera mbrapa. Njëra prej tyre ju lejon përdoruesve të përdorin disa funksione të cilat përfshijnë efektet për ri-përqëndrimin e fotos, duke bërë mjegull pjesët e ndryshme të fotos që është shkrepur.

HTC One M8 është lansur të enjten, por shitjet do fillojnë një ditë pas debutimit në treg të Samsung Galaxy S5, pra më 10 Prill./itShqip

Categories
Hardware

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY