HTC në partneritet me DropBox

Kompania tajvaneze për telefona të zgjuar HTC paralajmëroi partneritet me DropBox me qëllim që paisjet e tyre të fitojnë opsion për ruajtjen e përmbajtjeve. Qëllimi i kësaj marrëveshje në...

Kompania tajvaneze për telefona të zgjuar HTC paralajmëroi partneritet me DropBox me qëllim që paisjet e tyre të fitojnë opsion për ruajtjen e përmbajtjeve. Qëllimi i kësaj marrëveshje në mes HTC dhe DropBox është që të konkurohet me tash më shërbimet egzistuese si iCloud nga Apple, dhe SkyDive nga Microsoft.

Me këtë marrëveshje, përdoruesit e telefonave të zgjuar HTC do të fitojnë 2GB hapësirë, përderisa ato persona që do të blejnë modelet më të rreja të paisjeve HTC, duke përfshi këtu edhe HTC Rhyme dhe HTC Sensation XE, dhe menjëher konektohen në DropBox do të fitojnë edhe 3GB hapësirë plotësuese falas në paisjet e tyre. Ky opsion së shpejti pritet të jetë në dispozicion për të gjithë HTC telefonat e zgjuar, të cilët kanë Sense 3.5. Me këtë shërbim, përdoruesit do të mund të ruajn dokumente dhe fotografi nga telefonat e tyre të zgjuar dhe gjithashtu do të mund në mënyrë automatike të lidhin kompjuterët e tyre personal ose ndonjë paisje tjetër nga ku mund të përdoret DropBox.

Është e paqartë nëse ky opsion do të jetë në dispozicion për ata që përdorin HTC me sistemit operativ Windows Phone, për shkak të shërbimit të tij SkyDrive që ofron hapësirë shumë më tepër për të ruajtur përmbajtje, 25GB./itshqip

 

RELATED BY