HTC nuk do të prodhojë telefona të zgjuar me çmim të ulët

Kohët e fundit ishin shfaqur disa spekulime se HTC planifikon të prodhojë telefona të zgjuar, çmimi i së cilës di të sillej diku nën 100 dollarë. Ky spekulim tashmë...

Kohët e fundit ishin shfaqur disa spekulime se HTC planifikon të prodhojë telefona të zgjuar, çmimi i së cilës di të sillej diku nën 100 dollarë. Ky spekulim tashmë është përgënjeshtruar nga njeriut kryesor për finansa në HTC, Winston Yung, i cili deklaroi se kompania tajvaneze nuk do të ofrojë telefona të zgjuar shumë të lirë sepse nuk prodhojnë produkte me kualitet të ulët.

Kjo përgjigje vjen pasi që mediumet tajvaneze kishin cituar presidenten e HTC, Cher Wang, e cila kishte deklaruar se kompania do të paraqesë telefona të zgjuar me kosto të lira për të zgjeruar tregun e saj. Winston Jung, theksoi se këto telefona të zgjuar me kosto të lira në asnjë mënyrë nuk do të jenë nën 100 dollarë, por do të sillen nga 200 dhe 250 dollarë.

Përveç kësaj, Winston Yung, gjithashtu deklaroi se pret që fitimi në tremujorin e katërt të arrijë diku rreth 125 milijardë dollarë, që është më pak se i treti i cili paraqet 135 milijardë dollarë. Gjithashtu porositë priten të zvogëlohen, nga 13,2 milionë paisje në tremujorin e tretë në 12-13 milionë paisje në tremujorin e katërt./itshqip

 

RELATED BY