HTC One do lansohet më 8 Mars?

Tani për pajisjen e ardhshme të HTC-së , HTC One, janë lëshuar disa detaje duke përfshirë  çmimet dhe datën e lansimit. Sipas një burimi nga HTC, ky smartphone do...

HTC One

Tani për pajisjen e ardhshme të HTC-së , HTC One, janë lëshuar disa detaje duke përfshirë  çmimet dhe datën e lansimit.

Sipas një burimi nga HTC, ky smartphone do të lansohet në datën e njëjtë me HTC M7 në Evropë pra më 8 Mars të këtij viti. Gjithashtu HTC One për herë të parë do të dalë më 22 Mars në SHBA.

Çmimi i HTC One në SHBA thuhet se do të jetë 199 dollar me kontrat dy vjeqare për versionin 32GB ndërsa për 64GB çmimi është 299 dollar. Pra, është i krahasueshem me smartphone-at tjerë dhe ka çmim të njëjtë me iPhone 5. HTC One në Evropë vjen me një çmim 649.99 euro ose 880 dollar amerikanë.

HTC One pritet të jetë me një madhësi të madhe , pasi sipas disa thashethemeve mendohet se do të ketë një ekran 5 inç me 1080 piksel , me procesor quad-core dhe një kamerë 13 mega-piksel.

Po ashtu pritet se HTC do të mbaj një mbledhje të martën në Nju Jork, ku ITshqip do ju sjell lajme rreth ngjarjes. /ITshqip

RELATED BY