HTC One ende nuk zbulon çmimin!

Gjatë dy ngjarjeve që u mbajtën të martën në Nju Jork dhe në Londër, HTC lansoi pajisjen HTC One që synon të arrij rivalët si iPhone 5 dhe Samsung...

HTC One SmartPhone

Gjatë dy ngjarjeve që u mbajtën të martën në Nju Jork dhe në Londër, HTC lansoi pajisjen HTC One që synon të arrij rivalët si iPhone 5 dhe Samsung Galaxy.

HTC One ka sistem operativ Android 4.2 Jelly Bean, një ekran 4.7 inç me 1080 piksel dhe Display Gorilla Glass . Pajisja është shumë e shpejtë pasi ka procesor Snapdragon 600 quad-core dhe  2GB RAM .

HTC One do jetë në dispozicion për AT&T, T-Mobile dhe Sprint, gjithashtu vjen me dy ngjyra të argjend dhe të zezë dhe është i ndërtuar nga alumini . Ndërsa shitjet fillojnë në Mars, ku çmimi ende nuk është zbuluar.

Kryetari i HTC-së, Jason MacKenzie, tha ” njerëzit kanë rritur interesim për pajisjen dhe se ka mundësi të arrij në mesin smartphone-ve më të mirë ” .

Po ashtu, kompania ka prezantuar një koncept të quajtur BlinkFeed, pra sikur modeli Flipboard  që automatikisht në ekran paraqiten përditësimet apo lajmet e reja rreth miqëve tanë dhe rreth botës./ITshqip

RELATED BY