HTC One M9 do të jetë vërtetë një ‘përbindësh’

Bazuar në uebfaqen gjermane MobileGeeks, pamja e shfaqur më poshtë i përket zyrtarisht pajisjes HTC One M9. Megjithatë, nuk është vetëm pamja ajo që është zbuluar, Mobile Geeks shpalos...

HTC One M9 do të jetë vërtetë një përbindësh

Bazuar në uebfaqen gjermane MobileGeeks, pamja e shfaqur më poshtë i përket zyrtarisht pajisjes HTC One M9. Megjithatë, nuk është vetëm pamja ajo që është zbuluar, Mobile Geeks shpalos çmimin dhe një mori funksionesh të ‘përbindëshit’ të ardhshëm nga HTC.

HTC One M9 do të ofrojë ekran 5 inç me kualitet 1080p, procesor tetë-bërthamor nga Qualcomm dhe kamerë 20 megapiksel së bashku me dy blica LED. Gjithashtu, M9 do të bartë 3GB RAM, 32 GB memorie të integruar, teknologjinë NFC, Bluetooth 4.1, altoparlantë BoomSound si dhe rrjetin LTE.

Po ashtu, Mobile Geeks ka thënë se HTC One M8 do të ofrojë mbështetje të kartave microSD deri në 128 GB, Sense 7 UI dhe platformë mobile Android 5.0 Lollipop, transmeton itshqip.com. HTC One M9 do të debutohet në muajin Prill në Gjermani me një çmim prej 749 dollarë.

HTC do të prezantojë zyrtarisht telefonin e ardhshëm të kompanisë One M9 më 1 Mars në Kongresin Botëror Mobil, në të cilin edhe Samsung do të sjell telefonin Galaxy S6.(ITshqip)

HTC One M9

RELATED BY