HTC One M9 Prime “përbindëshi” i ardhshëm nga HTC

Edhe pse ende nuk kemi njohuri se si duket, tashmë është e ditur që brenda 3 ose 4 muajve të ardhshëm ne mund të shohim telefonin e mençur të...
HTC M9 Prime përbindëshi i ardhshëm nga HTC

Koncepti i HTC One M9 Prime

Edhe pse ende nuk kemi njohuri se si duket, tashmë është e ditur që brenda 3 ose 4 muajve të ardhshëm ne mund të shohim telefonin e mençur të ri nga HTC . Sonte, një raport që vije nga Kina pretendon që ka detaje rreth specifikave të pajisjes HTC One M9 Prime.

Thashethemet tregojnë për një pajisje me ekran 5 inç 2560×1440 pikela, 3GB RAM, procesor Snapdragon 805 SoC, dhe bateri 3500 mAh, që pritet të ketë përmirësime të dukshme. Por, HTC One M9 është supozuar gjithashtu të ketë kamerë 16 megapiksel me stabilizim optik të imazheve, që do të thotë se HTC do të bartë pajsje UltraPixel. Po ashtu, pasi Apple bleu kompaninë Beats, HTC duhet të gjejë një partener tjetër që ka probabiltet të jetë Bose.

Kjo pajisje duket të jetë sikur një “përbindësh” që përdor të gjitha pajisjet harduerike më të mira që do jenë në dispozicion në fillim të 2015, duke na dërguar deri në pyetjen vërtetë të arsyeshme se çfarë e bënë HTC M9 Prime të jetë e “para”. Më parë ishte thënë që M8 Prime do të zëvendësojë tabletin HTC One Max, kështu ne mund të presim një pajisje me ekran të madh, por  është vështirë të ju garantojmë se mund të ndodhin këto përmirësime me këtë pajisje.

Megjithatë, planet mbeten tek HTC, për të cilat pritet të ndëgjojmë  në Konferncën Botërore Mobile që do të mbahet me 2-5 Mars në Barcelonë./itShqip

RELATED BY