HTC One M9 do të debutohet më 1 Mars

Krijuesi i telefonave tajvanez ka konfirmuar prezencën e tij në Kongresin Botëror Mobil, në të cilin kompania pritet të lansojë telefonin e mençur HTC One M9. Ftesat e kompanisë...

HTC One M9 do të debutohet në Kongresin Botërorë Mobil

Krijuesi i telefonave tajvanez ka konfirmuar prezencën e tij në Kongresin Botëror Mobil, në të cilin kompania pritet të lansojë telefonin e mençur HTC One M9.

Ftesat e kompanisë HTC në të cilat shkruhet “utopia është duke u përgatitur, ejani për të shikuar çfarë ka për të ndodhur,” tregojnë për një deklaratë vërtetë guximtare. Evenimenti për prezantimin e telefonit të fundit në kompanisë do të mbahet më 1 Mars, një ditë para sa të fillojë Kongresi Botëror Mobil në Barcelonë.

Sipas disa raporteve, One M9 do të posedojë ekran 5.2 inç QHD, procesor Snapdragon 810, 3GB RAM, 32GB hapësirë për akumulimin e të dhënave, 20.7 megapiksel kamerë prapa dhe 13 megapiksel kamerë frontale. Më parë ishte thënë se HTC do të ndjek hapat e kompanisë Apple me iPhone 6 duke lëshuar edhe versionin e madh të pajisjes One M9, që do të quhet One M9 Max.

Megjithatë, nuk është HTC One M9 pajisja e vetme që pritet të lansohet në Kongresin Botëror Mobil, Galaxy S6, Xperia Z4 dhe LG G4 janë raportuar të jenë pjesë e kësaj shfaqje./itShqip

RELATED BY